Kolonët hebrenj sekuestrojnë tokat palestineze në Bregun Perëndimor të okupuar

Sipas informacioneve nga dëshmitarët okularë, një numër i madh i kolonëve hebrenj sulmuan rajonin Xhebel Xhalis në veri të qytetit Halhul në Al-Halil (Hebron).

1447075
Kolonët hebrenj sekuestrojnë tokat palestineze në Bregun Perëndimor të okupuar

Kolonët hebrenj sekuestruan tokën palestineze në jug të Bregut Perëndimor të okupuar dhe filluan ndërtimin e një vendbanimi të ri.

Sipas informacioneve nga dëshmitarët okularë, një numër i madh i kolonëve hebrenj sulmuan rajonin Xhebel Xhalis në veri të qytetit Halhul në Al-Halil (Hebron).

Ndërsa palestinezët nuk lejohen të hyjnë në zonën e deklaruar nga ushtria izraelite si "zonë ushtarake", kolonët hebrenj ngritën flamuj izraelitë në këtë vend dhe filluan përgatitjet për ndërtim.

Rajoni i Xhebel Xhalis, i cili është afër vendbanimeve hebraike, është brenda kufijve të qyteteve Halhul dhe Sair, të cilat u përkasin palestinezëve sipas marrëveshjeve.

Në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, të cilat Izraeli pushtoi në vitin 1967, ka më shumë se 270 vendbanime të paligjshme.

Gati 650.000 kolonitë hebraike që banojnë në këto zona e bëjnë jetën më të vështirë për palestinezët që jetojnë nën zgjedhën e okupimit.

 


Lajme të ngjashme