Kanadaja falënderoi Turqinë për mikpritjen bujare të refugjatëve sirianë

Kanada falënderoi Turqinë, e cila hapi krahët për refugjatët e prekur nga kriza humanitare në Siri.

1446606
Kanadaja falënderoi Turqinë për mikpritjen bujare të refugjatëve sirianë

Kanada falënderoi Turqinë, e cila hapi krahët për refugjatët e prekur nga kriza humanitare në Siri.

Ministrja kanadeze e Zhvillimit Ndërkombëtar, Karina Gould në një deklaratë me shkrim tha se kriza siriane vazhdon të ndikojë negativisht në jetën e miliona sirianëve dhe vendeve fqinje.

“Kanada falënderon Turqinë, Libanin, Jordaninë, Irakun dhe Egjiptin për mikpritje bujare të një numri të madh të refugjatëve sirianë. Ajo është e vendosur të vazhdojë të punojë me bashkësinë ndërkombëtare dhe sirianët për t'i dhënë fund konfliktit me një zgjidhje të qëndrueshme politike”, bëri të ditur ministrja Gould.

 


Lajme të ngjashme