Gjermani – Merkel thekson “lidhjet strategjike” me Turqinë

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, theksoi të mërkurën rëndësinë e “lidhjeve strategjike” me Turqinë duke u zotuar gjithashtu të përmirësojë dialogun me Ankaranë për të ndihmuar në zgjidhjen e konflikteve në Libi dhe Siri.

1447182
Gjermani – Merkel thekson “lidhjet strategjike” me Turqinë

Duke folur në ditën kur Gjermania mori presidencën 6-mujore të radhës së Bashkimit Evropian, Merkel tha se ajo ndan mendimin që shtetet anëtare të BE-së duhet të përvetësojnë një “strategji më koherente” drejt Turqisë duke theksuar se kjo strategji duhet të përfshijë njëkohësisht bashkëpunimin dhe kritikën.

“Ne kemi lidhje strategjike (me Turqinë), pasi jemi anëtarë të NATO-s. Për më tepër, trajtimi i çështjes së refugjatëve është i mundur vetëm me marrëveshjen BE-Turqi, nëse ne arrijmë të gjejmë marrëveshjet”, u tha ajo ligjvënësve gjermanë gjatë një seance pyetje dhe përgjigje duke iu referuar marrëveshjes për refugjatët të nënshkruar në vitin 2016 ndërmjet Ankarasë dhe Brukselit.

Turqia argumenton se Unioni nuk ka arritur të përmbushë angazhimet e tij në kuadër të marrëveshje së 2016-s, ndërkohë që vetë ajo i ka mbajtur zotimet e saj duke ulur ndjeshëm migracionin e parregullt drejt BE-së në proces.

Merkel tha gjithashtu se konflikti libian dhe lufta civile siriane janë temat kryesore të dialogut me Ankaranë.

BE-ja kundërshton operacionet kundër terrorizmit të Turqisë në veri të Sirisë, përtej kufirit turk, ndërsa Ankaraja argumenton se BE-ja nuk ka arritur ta mbështesë atë për të ndihmuar sirianët e zhvendosur dhe promovimin e stabilitetit në rajon.

Turqia dhe Franca anëtare e BE-së kohët e fundit kanë pasur tensionime mbi situatën në Libi.

Merkel pranoi dallimet ndërmjet BE-së dhe Turqisë për një numër çështjesh politike, siç janë problemi qipriot dhe të drejtat e njeriut, duke argumentuar se blloku 27-anëtarësh duhet të vazhdojë qasjen e tij kritike për këto tema.



Lajme të ngjashme