Pedersen i bën thirrje regjimit të Esadit t’i lirojë të burgosurit

Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Geir Pedersen foli në hapjen e Konferencës së 4-të të Brukselit me temë "Mbështetja e së ardhmes së Sirisë dhe rajonit" të organizuar bashkërisht nga OKB dhe BE.

1446370
Pedersen i bën thirrje regjimit të Esadit t’i lirojë të burgosurit

Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Geir Pedersen i bëri thirrje regjimit të Beshar Esadit në Siri të lirojë "në një shkallë të madhe" dhe "në mënyrë të njëanshme" të burgosurit dhe të arrestuarit.

Pedersen foli në hapjen e Konferencës së 4-të të Brukselit me temë "Mbështetja e së ardhmes së Sirisë dhe rajonit" të organizuar bashkërisht nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Bashkimi Evropian (BE).

Duke theksuar se elementi kryesor i misionit të tij është dhënia fund të dhunës në luftën civile, e cila hyri në vitin e saj të 10-të në Siri, Pedersen tha zbatimi në masë të madhe të armëpushimit të dakorduar mes Turqisë dhe Rusisë që hyri në fuqi prej orës 00.01 më 6 mars në Idlib, e lehtësoi atë.

Pedersen përsëriti thirrjen për armëpushim në të gjithë Sirinë, ndërsa shprehu dëshirën që qetësinë në Idlib të shihte edhe në rajone të tjera.

Gjatë fjalës së tij, Pedersen u bëri thirrje palëve të tjera përkatëse në vend, veçanërisht regjimit të Esadit me këto fjalë: “Unë ritheksoj thirrjen time drejtuar qeverisë siriane (regjimit të Esadit) dhe palëve të tjera përkatëse në Siri për të liruar në mënyrë të njëanshme të burgosurit dhe të arrestuarit në një shkallë të gjerë dhe të ndërmarrin veprime të jashtëzakonshme për të zhdukurit”.

Pedersen tha gjithashtu se nëse epidemia e llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) nuk e parandalon atë, komiteti kushtetues sirian mund të takohet për raundin e tretë të bisedimeve në Gjenevë të Zvicrës.

 


Lajme të ngjashme