Trump poston video me slogane raciste

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) Donald Trump në llogarinë e tij në Twitter postoi një video, ku zë vend slogani “Fuqia të bardhëve” që përdoret nga grupet raciste në vend, të cilat besojnë në epërsinë e të bardhëve.

1445404
Trump poston video me slogane raciste

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) Donald Trump në llogarinë e tij në Twitter postoi një video, ku zë vend slogani “Fuqia të bardhëve” që përdoret nga grupet raciste në vend, të cilat besojnë në epërsinë e të bardhëve.

Trump të dielën në llogarinë e tij postoi videon e përgatitur nga mbështetësit e tij në vendbanimin The Villages të qytetit Sumter Floridës dhe mesazhin “Falënderoi njerëzit e mirë të The Villages”.

Në fillim të videos duket një mbështetës që drejtonte një makinë golfi të pajisur me parulla dhe flamuj të Trump-it duke brohoritur "Fuqia të bardhëve".

Pjesa tjetër e videos përfshinte pamjet e grindjeve midis mbështetësve të Trump dhe kundërshtarëve të tyre, ku duken kundërshtarët duke i quajtur mbështetësit si "nazistë" dhe "racistë".

Pas reagimeve nga mediat dhe mediat sociale Trump më vonë fshiu postimin nga llogaria e tij.

Ndërkaq në një deklaratë të bërë nga Shtëpia e Bardhë thuhet: “Presidenti Trump është adhurues i komunitetit të vendbanimit The Villages. Ai nuk ndjenë ndonjë gjë për asnjë deklaratë që zë vend në video, por është i emocionuar për numër të madh të mbështetësve”.

Ish-Zëvendëspresidenti dhe kandidat i Partisë Demokrate në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në nëntor 2020, Joe Biden gjithashtu bëri një deklaratë në lidhje me këtë çështje.

Biden, duke tërhequr vëmendjen ndaj ndjeshmërisë së racizmit në të gjithë vendin pas vrasjes së afroamerikanit George Floyd ndërsa u ndalua nga policia, tha: “Jemi në një kohë kur luftojmë për frymën e vendit. Presidenti zgjodhi anën e tij në këtë luftë, por pa dyshim që kjo do të jetë një luftë që do të fitojmë”.

 


Lajme të ngjashme