Sarraj i kërkon GjND-së të dërgojë ekip prokurorësh në Libi

Kryeministri i Libisë, Fayez al-Sarraj ka kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GjNP) që të dërgojë urgjentisht një ekip për hetimin e krimeve të kryera nga milicët besnikë të liderit të forcave jolegjitime në lindje të vendit, Khalifa Haftar.

1445206
Sarraj i kërkon GjND-së të dërgojë ekip prokurorësh në Libi

Sipas deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Libisë, Mohammed Al-Qablawi, bërë në rrjetin social «Twitter», Sarraj i ka bërë thirrje GJNP-së që të dërgojë një ekip për hetimin e krimeve të milicëve të Haftarit.

 

Duke premtuar mbështetjen e duhur për ekipin që do të dërgohet nga Gjykata (GjND), Sarraj tha se mosndëshkimi i krimeve të bëra deri më tani, inkurajon milicët e Haftarit për të kryer krime të papara që nga gjenocidi në Ruandë dhe Bosnjë-Hercegovinë si dhe krimet e bëra nga nazistët.

Sarraj i cilësoi krime lufte dhe kundër njerëzimit sulmet e milicëve të Haftarit ndaj civilëve, ndaj aeroporteve civile, strehimoreve të migrantëve dhe rrëmbimin e deputetes Seham Sergiwa nga shtëpia e saj në Bengaz.

Milicët e Haftarit vazhdojnë ta mbajnë në një vend të panjohur deputeten Sergiwa që nga korriku i vitit të kaluar.

Prokurorja e GjNP-së, Fatou Bensouda në lidhje me varrezat masive në Libi kishte theksuar më 22 qershor se ato që ishin gjetur mund të përbëjnë prova se në Libi janë kryer “krime lufte” ose “krime kundër njerëzimit”.

Misioni Mbështetës i OKB-së në Libi (UNSMIL) më 24 qershor kishte njoftuar përmes një deklarate të shkruar krijimin e Komisionit Ndërkombëtar të Hetimit për Libinë në kuadër të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut me detyrë hetimin e rasteve në Libi.

 


Lajme të ngjashme