Macron pëson disfatë të madhe në zgjedhjet vendore

Partia Lëvizja Republika në Marshim (La Republique En Marche-LREM) e Presidentit Emmanuel Macron pësoi një disfatë të madhe në raundin e dytë të zgjedhjeve vendore në Francë.

1445337
Macron pëson disfatë të madhe në zgjedhjet vendore

 

Të dielën në mbrëmje përfundoi raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Francë, të cilat ishin planifikuar për në 22 mars, por ishin shtyrë për shkak të koronavirusit të tipit të ri (Covid-19).

Rreth 16,5 milion francezë u thirrën për të dalë në votime për të zgjedhur kryetarët e bashkive, të cilët nuk u emëruan me shumicë absolute në raundin e parë, që u mbajt më 15 mars.

Vetëm se 60% e zgjedhësve nuk morën pjesë në raundin e dytë duke shënuar kështu një rekord historik, pas zgjedhjeve lokale të 2014-s, ku mosdalja e votuesve në zgjedhje kishte qenë 37,87%.

Sipas “Exit Poll”-eve LREM ashtu si në raundin e parë i humbi metropolet. Partia e të Gjelbërve(EELV) fitoi bashkitë e Lion, Bordo, Strasburg, Poatje, Besanson dhe Marsejës.

Kryeministri francez, Edouard Philippe hyri në garë për postin e kryebashkiakut të Le Havre (veriperëndim) dhe i fitoi zgjedhjet me 58,83% të votave, ndërsa kryetarja në largim e Parisit, kandidatja e Partisë Socialiste, Anne Hidalgo u rizgjodh me më shumë se 49% të votave.

Në Perpinjan (jugperëndim) fitoi Lous Aliot, kandidati i Partisë së Unitetit Kombëtar (RN) të ekstremistes së djathtë, Marine Le Pen, duke marrë më shumë se 52% të votave .

Ndërkaq politikani turk Metin Yavuz u zgjodh kryetar i bashkisë në Valenton, një nga zonat periferike të Parisit.

Në garë Yavuz mori pjesë si pavarur dhe rival kishte Laurent Perichon, kandidati i Partisë Komuniste të Francës. Sipas rezultateve jozyrtare Yavuz ka marrë 52,37% të votave dhe është zgjedhur kryetar i kësaj bashkie.



Lajme të ngjashme