Gantz: Përparësia e Izraelit duhet të jetë lufta kundër COVID-19 e jo aneksimi

Ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz priti në takim Avi Berkowitz, asistentin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) Donald Trump njëherësh Përfaqësues Special për Negociatat Ndërkombëtare.

1445446
Gantz: Përparësia e Izraelit duhet të jetë lufta kundër COVID-19 e jo aneksimi

Ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz tha se përparësia e vendit të tij duhet të jetë zgjidhja për epideminë e llojit të ri të koronavirusit (COVID-19), në vend se të planifikohet "aneksimi" i zonave të caktuara në Bregun Perëndimor të okupuar.

Gantz priti në takim Avi Berkowitz, asistentin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) Donald Trump njëherësh Përfaqësues Special për Negociatat Ndërkombëtare, i cili shkoi në Izrael për të diskutuar planin e "aneksimit".

Gjatë takimit, në të cilin ishte i pranishëm ambasadori amerikan në Izrael David Friedman, u diskutua për planin e administratës së Tel-Avivit për "aneksimin" e vendbanimeve të paligjshme hebraike në Bregun Perëndimor të okupuar dhe Luginën e Jordanit nga 1 korriku.

Ndërsa nuk u dha asnjë deklaratë pas takimit, shtypi izraelit raportoi se Gantz i bëri të ditur Berkowitz se plani i aneksimit nuk është i nevojshëm të zbatohet më 1 korrik dhe se ai mund të shtyhet në një datë të mëvonshme.

Sipas lajmit të shtypit izraelit Gantz tha se përparësia e Izraelit duhet të jetë lufta kundër COVID-19 e jo plani i "aneksimit".

Pritet që Berkowitz gjithashtu të diskutojë planin e "aneksimit" me kryeministrin izraelit Binyamin Netanyahu dhe Ministrin e Jashtëm Gabi Ashkenazi.

Javën e kaluar emrat e shquar të administratës Trump janë mbledhur për të diskutuar nëse Izraeli do të fillojë zbatimin e planit të "aneksimit" nga 1 korriku.

Berkowitz shkoi në Izrael në 26 qershor për të diskutuar planin e "aneksimit", pasi nga mbledhja nuk doli asnjë "vendim përfundimtar".

Netanyahu kërkon që "aneksimi" të zbatohet nga 1 korriku, ndërsa ka disa dallime në mendime me Gantz që është partner i koalicionit.

 


Lajme të ngjashme