Bruksel - Protestë kundër planit të Izraelit për aneksimin e territoreve palestineze

Në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel në fundjavë u protestua plani i Izraelit për “aneksimin” e vendbanimeve të paligjshme hebre në Bregun Perëndimor të okupuar dhe Luginën Jordan.

1445126

Me qindra aktivistë të mbledhur në sheshin Trone, afër ambasadës amerikane në Bruksel, në përgjigje të thirrjes së shumë shoqatave dhe OJQ-ve hodhën parulla kundër Izraelit.

Aktivistët mbanin në duar flamurin palestinez dhe pankarta ku shkruhej: “Rroftë Palestina”, “Jo aneksimit të territoreve palestineze”, “Izraeli kolonizon, Palestina vuan”, “Mbahu Palestinë” dhe kërkuan vendosjen e sanksioneve ndaj Izraelit. Policia kishte marrë masa të shumta në vendin ku u mbajt protesta.

Pseudoplani i Paqes për Lindjen e Mesme, i shpallur nga presidenti amerikan, Donald Trump në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin izraelit, Beniamin Netanjahu më 28 janar në Shtëpinë e Bardhë përmban disa pika në disfavor të palestinezëve, siç janë: njohja e vendbanimeve ilegale hebre në Bregun Perëndimor si “territor i Izraelit” dhe vazhdimi i sovranitetit të qeverisë izraelite mbi Luginën Jordan, që është territor palestinez.

Pas shpalljes së këtij pseudoplani të paqes, një komision i përbashkët i formuar nga zyrtarë amerikanë dhe izraelitë filloi procesin e hartografisë, pra të vizatimit të hartës së Bregut Perëndimor me synimin për të aneksuar zonat në fjalë.

Lajme të ngjashme