OCHA: Turqia vendi kyç për ndihmat humanitare për popullin sirianë

Zëdhënësi i Zyrës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) Jens Laerke, tha se Turqia është vendi kyç në ndihmat e bëra popullit sirianë.

1444772
OCHA: Turqia vendi kyç për ndihmat humanitare për popullin sirianë

Zëdhënësi i Zyrës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) Jens Laerke, tha se Turqia është vendi kyç në ndihmat e bëra popullit sirianë.

Në vlerësimet e bëra nga Agjencinë e lajmeve Anadolli (AA) për situatën humanitare në Siri dhe aktivitetet e ndihmës së OKB në këtë vend, Laerke deklaroi se situata humanitare ka arritur në dimensione "jashtëzakonisht të tmerrshme", ndërsa shtoi se “Afërsisht 11 milionë njerëz kanë ende nevojë për ndihma, mbrojtje dhe mbështetje të Kombeve të Bashkuara”.

Laerke gjithashtu bëri të ditur se epidemia e llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) ka dhënë goditje të rëndë ekonomisë siriane, ndërsa tërhoqi vëmendjen e shumë njerëz të tjerë po vuajnë nga uria.

Ai theksoi se OKB-ja ka kërkuar një donacion prej 3,8 miliardë dollarë nga bashkësia ndërkombëtare këtë vit për të ndihmuar civilët në Siri me ushqim, strehim, ujë të pastër dhe shërbime shëndetësore, por vetëm një e treta e kësaj shume është mbledhur deri më tani.

“Turqia për një kohë të gjatë bëri mikpritje të mrekullueshme (për refugjatët)”, deklaroi Laerke dhe shtoi se miliona civilë, të cilët kanë nevojë për mbrojtje dhe strehim në vijën e armëpushimit, janë strehuar në Turqi.

Ai njoftoi se më 30 qershor në Bruksel të Belgjikës do të mbahet mbledhje e donatorëve në nivel të lartë që organizohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe OKB-ja, ndërsa tha se me fondin që do të mblidhet këtu do të ndihmohen sirianët e strehuar në vendet fqinje, përfshirë edhe Turqinë.

Duke theksuar se me vendosjen e armëpushimit në Idlib nuk ka mbaruar kriza Laerke tha se 2,8 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmat e OKB-së dhe bëri të ditur se Turqia “është një aktor kyç në dy aspekte”.

“E para, është një vend që mirëpret më së shumti refugjatë sirianë në botë, e dyta, është një vend kyç për dërgimin e ndihmave humanitare në pikat e nxehta”, bëri të ditur Laerke.



Lajme të ngjashme