Forcat turke të sigurisë parandaluan një sulm me autobombë në veri të Sirisë

Forcat turke të sigurisë parandaluan një sulm terrorist me autobombë të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG në rajonin e Operacionit “Burimi i Paqes”.

1443061
Forcat turke të sigurisë parandaluan një sulm me autobombë në veri të Sirisë

Forcat turke të sigurisë parandaluan një sulm terrorist me autobombëorganizatës separatiste terroriste PKK/YPG në rajonin e Operacionit “Burimi i Paqes”.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se PKK/YPG-ja vazhdon të bëjë plane çnjerëzore ndaj civilëve të pafajshëm në veri të Sirisë duke synuar paqen dhe qetësinë në rajonin e Operacionit “Burimi i Paqes” me sulme terroriste të ngjashme me ato të DAESh-it.

“Ushtarët turq, që janë garancë për paqe dhe qetësi në rajon, bëjnë që planet e organizatave terroriste të dështojnë dhe parandalojnë sulmet terroriste”, thuhet në deklaratë e cila vijon me këto fjalë: “Në ngjarjen e fundit të jetuar në rajonin e Operacionit ‘Burimi i Paqes’ u zbulua një kamionçinë, që hyri në mënyrë ilegale në veri të autostradës M4. Ushtarët turq hapën zjarr paralajmërues për të ndaluar kamionçinën të ngarkuar me naftë që lëvizte me shpejtësi në drejtim të zonës ku ndodheshin civilët. Pas kësaj kamionçina, e cila nuk u ndal, por e rriti shpejtësinë, u vlerësua si autobombë. Kamionçina u ndalua duke u goditur me raketë antitank tipit TOW për të parandaluar dëmtimin e civilëve”.

Në mes të tjerash bëhet e ditur se pasi u godit kamionçina u hodh në erë dhe në këtë mënyrë në sajë të vigjilencës dhe ndërhyrjes së shpejtë të komandove turke në rajon dështoi në sulm tjetër i përgjakshëm ndaj civilëve.

 


Lajme të ngjashme