Al-Maliki në OKB, paralajmëron Izraelin mbi pasojat e aneksimit të Bregut Perëndimor

Ministri i Punëve të Jashtme të Palestinës, Riyad al-Maliki, paralajmëroi Izraelin të mërkurën mbrëma mbi pasojat e mundshme të aneksimit të Bregut Perëndimor të pushtuar.

1442829
Al-Maliki në OKB, paralajmëron Izraelin mbi pasojat e aneksimit të Bregut Perëndimor

Gjatë një fjalimi në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Al-Makiki i bëri thirrje shoqërisë ndërkombëtare për “masa efektive”, përfshi këtu edhe një seri sanksionesh, në rast se Izraeli nuk heq dorë nga planet e tij për aneksimin e territoreve palestineze.

“Izraeli duhet ta dijë që aneksimi do të ketë pasoja të menjëhershme”, deklaroi ai duke theksuar se aneksimi është krim dhe ky krim do t'i shtyjë marrëdhëniet izraelito-palestineze në një rrugë pa kthim.

“Unë i ftoj të gjitha vendet që të njohin Palestinën. Çdo vend e ka fuqinë për të ndryshuar kursin, për të ndaluar pushtimin izraelit dhe për të ndihmuar në shpëtimin e zgjidhjes me dy shtete para se të jetë tepër vonë”, shtoi kreu i diplomacisë palestineze.



Lajme të ngjashme