Libia ul nivelin e përfaqësimit në Ligën Arabe

Libia njoftoi se ka ulur nivelin e saj të përfaqësimit në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të Ligës Arabe me arsyetim se kjo organizatë zbaton “standarde të dyfishta”.

1442367
Libia ul nivelin e përfaqësimit në Ligën Arabe

Libia njoftoi se ka ulur nivelin e saj të përfaqësimit në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të Ligës Arabe me arsyetim se kjo organizatë zbaton “standarde të dyfishta”.

Në deklaratën e bërë nga llogaria në Twitter e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Libisë thuhet: “Libia ul përfaqësimin në takimin e Ligës Arabe dhe kritikon standardin e dyfishtë të aplikuar. Takimi që Libia ka kërkuar që nga prilli i vitit të kaluar nuk u mbajt me arsyetim të mungesës së një shumice të mjaftueshme”.

Deklarata bën të ditur se përfaqësuesi i përhershëm i Libisë në Ligën Arabe, ambasadori Salih Esh-Shemahi ka thënë: “Forcat e ushtrisë libiane mposhtën milicinë terroriste të Halifa Haftar dhe çliruan qytetet që kontrolloheshin prej tyre. I fundit është qyteti Terhune. Sot, pasi situata të ketë ndryshuar dhe sulmet ndaj Tripolit janë zmbrapsur, ne kemi filluar të dëgjojmë thirrje për dialog nga vendet që mbështesin Haftarin, të cilat më parë bllokuan përpjekjet e paqes dhe armëpushimit”.

Shemahi, i cili kritikoi vendet që mbështesin udhëheqësin e forcave jolegjitime në lindje të Libisë, vazhdoi me këto fjalë: “Pas krimeve të luftës dhe kundër njerëzimit vendi juaj është në Gjykatën Ndërkombëtare. Kushdo që thërret për vijë të kuqe, ne i themi se e gjithë Libia është një vijë e kuqe e vizatuar me gjakun e dëshmorëve”.

Gjatë vizitës së tij në njësinë e Forcave Ajrore të Egjiptit pranë kufirit me Libinë, Presidenti Abdullfetah Es-Sisi pati dhënë mesazhin se “ushtria egjiptiane mund të kryejë një mision ushtarak jashtë vendit nëse do të ishte e nevojshme”.

Duke bërë të ditur se do të armatosin dhe trajnojnë fiset në Libi, Presidenti i Egjiptit tha: “Sirte dhe Jufra janë vijat tona të kuqe. Libinë nuk mund ta mbrojë askush përveç libianëve. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë dhe mbështetje. Ne duhet të jemi të gatshëm për një detyrë brenda dhe jashtë kufijve tanë nëse është e nevojshme”.

Qeveria libiane u është përgjigjur deklaratave kërcënuese të Sisit duke i cilësuar si ndërhyrje në punë të brendshme të Libisë, shkelje e sovranitetit dhe shpallje të luftës.

 


Lajme të ngjashme