Venezuelë – Nicolas Maduro: I gatshëm të takohem me Presidentin Donald Trump

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, u shpreh i gatshëm të hënën për t'u takuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nëse paraqitet nevoja.

1441619
Venezuelë – Nicolas Maduro: I gatshëm të takohem me Presidentin Donald Trump

Duke folur për agjencinë venezuelase të lajmeve “AVN”, Maduro u pyet se çfarë mendonte lidhur me deklaratën e Trumpit për një takim të mundshëm me të.

Përgjigja ime – vlerësoi kreu i shtetit të Venezuelës – është se ashtu siç kam takuar gjatë Bidenin me respekt, edhe me Presidentin Donald Trump jam i gatshëm të takohem me respekt në rast se paraqitet nevoja.

“Mund të takohem me Trumpin sikurse u takova me Bidenin”, shtoi ai duke iu referuar takimit të tij me ish-ndihmëspresidentin amerikan në vitin 2015.

Nga ana tjetër, Presidenti amerikan, Donald Trump, hapi portën për një takim me homologun venezuelas, Nicolas Maduro, duke minimizuar peshën e kundërshtarit të tij, Juan Guaido, sipas një interviste të publikuar të shtunën në portalin informativ “Axios”.

“Ndoshta unë mund të mendoja për këtë, me ose pa Guaidon. Maduro do të donte që ne të takoheshim dhe unë kurrë nuk jam kundër takimeve. Ju e dini që unë rrallë i kundërshtoj takimet”, theksoi ai.

Pas kësaj deklarate të liderit amerikan, e cila ra si bombë në rendin e ditës, një vlerësim erdhi gjithashtu nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

“Administrata Trump vazhdon mbështetjen e saj të palëkundur për Presidentin e Përkohshëm, Guaido”, thuhet në këtë njoftim, ku theksohet gjithashtu mbështetja e SHBA-së ndaj përpjekjeve të popullit venezuelas “për rivendosjen e lirive, të drejtave themelore të njeriut dhe demokracisë”.



Lajme të ngjashme