ShBA – Shpallja antisilamike në gazetën “The Tennesseean” ngjalli reagime të shumta

Një shpallje e botuar në faqe të plotë në gazetën “The Tennesseean”, gazetë me tirazh të lartë në këtë vend, pretendoi se kryeqyteti Nashville, është "duke kaluar një sulm bërthamor nga islami".

1441271
ShBA – Shpallja antisilamike në gazetën “The Tennesseean” ngjalli reagime të shumta

Një shpallje antislamike, botuar në një gazetë vendore në TennesseeShteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), tërhoqi reagim të madh në mediat sociale.

Shpallja u botua në faqe të plotë në gazetën “The Tennesseean”, gazetë me tirazh të lartë në këtë vend, dhe pretendoi se kryeqyteti Nashville, është "duke kaluar një sulm bërthamor nga islami".

Duke pretenduar se profecitë e Biblës informojnë për këtë në shpallje thuhet: “Jo vetëm që besojmë, ne gjithashtu mund t'ju sigurojmë prova që islami do të shpërthejë një pajisje bërthamore në Nashville, Tennessee më 18 korrik 2020”.

Tërheq vëmendjen që në shpalljen në fjalë të publikuar me titull “Qytetarëve të Nashville-it” të nënshkruar nga “Departamenti për të Ardhmen e Amerikës” janë publikuar edhe flamuri dhe fotografitë e Presidentit të ShBA-së, Donald Trump dhe liderit shpirtëror të botës katolike Papa Françesku në zjarr, ndërsa për Trumpin u përdor shprehja “Presidenti i fundit i ShBA-së”.

Shpallja u postua nga grupi i ekstremit të djathtë të krishterë në pritje të ardhjes së dytë të Hz. Isa në tokë.

Këshilli i Marrëdhënieve Amerikano-Islamike (CAIR) dënoi këtë shpallje që përmban frika të rreme duke e cilësuar atë si një përpjekje për të rritur islamofobinë në vend.

Nga ana tjetër, zyrtarët e gazetës “Tennesseean” kërkuan falje për shpalljen, të cilën ata e përshkruan si "të tmerrshme dhe të papranueshme", dhe deklaruan se është duke u zhvilluar hetimi se si arriti të publikohet kjo shpalle, që normalisht duhet të mos e kishte kaluar kontrollin.

 


Lajme të ngjashme