ShBA – Nga të shtëna me armë zjarri gjatë një argëtimi në Charlotte humbin jetën 2 persona

Dy persona u vranë dhe 7 u plagosën si rezultat i një zjarri të hapur në një argëtim të organizuar në ajër të hapur në qytetin Charlotte të Karolinës Veriore në SHBA.

1440953
ShBA – Nga të shtëna me armë zjarri gjatë një argëtimi në Charlotte humbin jetën 2 persona

Dy persona u vranë dhe 7 u plagosën si rezultat i një zjarri të hapur në një argëtim të organizuar në ajër të hapur në qytetin CharlotteKarolinës Veriore në SHBA.

John Jennings, një zyrtar i policisë në Charlotte-Mesklenburg, në deklaratën e bërë tha se gjatë një argëtimi të organizuar në ajër të hapur për të kremtuan ditën e heqjes së skllavërisë në ShBA e njohur si “Juneteenth” ose “19 qershori” është hapur zjarr në mesnatë.

Jennings bëri të ditur se nga zjarri i hapur janë vrarë 2 dhe u plagosën 7 persona.

Ai shtoi se kanë prova që zjarri është hapur nga më shumë se 1 person, ndërsa 5 persona, të cilët iknin nga zjarri, janë goditur nga makina.

Ndërkohë që 12 persona të plagosur u dërguan në spital për trajtim në lidhje me rastin ende nuk u dhanë informata më të hollësishme.

Kujtojmë që më 25 maj afro-amerikani George Floyd ka humbur jetën si pasojë e dhunës policore në qytetin Minneapolis të Minnesota-s dhe në mbarë vendin u organizuan protesta.



Lajme të ngjashme