Qeveria libiane refuzon thirrjen e Ligës Arabe për mbledhje urgjente të kërkuar nga Kajro

Qeveria libiane refuzoi mbledhjen e Ligës Arabe me temë Libinë për shkak se Sekretariati i Organizatës përcaktoi kohën e takimit në kundërshtim me rregullat e organizatës.

1440757

Në deklaratën e tij zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Libisë, Muhamed Al-Kablavi tha se ata kanë shqyrtuar vendimin e Ligës Arabe për mbledhje urgjente të kërkuar nga Kajro.

Kablavi shtoi se Sekretariati i Organizatës përcaktoi kohën e takimit në kundërshtim me rregullat e organizatës, ndërsa bëri thirrje që Liga Arabe t’i mbetet besnike sistemit aktual.

Nga ana tjetër zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Zeki Al-Emin deklaroi se mbledhja e planifikuar të mbahet sot është shtyrë për të martën për t’i përfunduar përgatitjet teknike dhe për të mundësuar pjesëmarrjen e delegacioneve.

Sekretariati i Përgjithshëm i Ligës Arabe njoftoi të premten e kaluar se Egjipti kishte kërkuar një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar zhvillimet në Libi.

Në një deklaratë të bërë nga Ministria e Jashtme e Libisë thuhej se administrata e Kajros nuk u këshillua me qeverinë libiane në lidhje me takimin në fjalë, prandaj seanca ishte kundër praktikave të përgjithshme.

Lajme të ngjashme