Libi – Bashagha: Nuk pranojmë dëmtimin e sigurisë së Egjiptit, por jemi gati të mbrojmë vendin

Ministri i Punëve të Brendshme të Libisë, Fathi Bashagha, bëri me dije të dielën se nuk pranojnë që të dëmtohet siguria e Egjiptit, por gjithashtu janë gati të luftojnë për të mbrojtur vendin e tyre.

1440650
Libi – Bashagha: Nuk pranojmë dëmtimin e sigurisë së Egjiptit, por jemi gati të mbrojmë vendin

Përmes një serie mesazhesh në rrjetin social “Twitter” pas deklaratave kërcënuese për ndërhyrje ushtarake në Libi nga Presidenti egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi, ministri Bashagha theksoi se “pushtetarët e Egjiptit vëllazëror kanë harruar që populli libian dhe ai egjiptian ndajnë një histori, besim dhe fat të përbashkët”.

 

“Libianët nuk pranojnë as dëmtimin e sigurisë së Egjiptit dhe as kërcënimin. Sepse kjo është një rrugë pa kthim për të dyja vendet. Vijat e kuqe janë shënuar me gjakun e libianëve. Libianët janë gati të bëjnë paqe me të gjithë ata që duan paqe; por gjithashtu janë gati të luftojnë jo për të sulmuar, por për të mbrojtur vendin e tyre”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Kryeministri Fayez al-Sarraj pati një takim me gjeneralin Ahmad Beytulamal, komandant i Divizionit të Operacionit të Përbashkët në Sirte dhe Al-Jufra.

Sipas një njoftimi me shkrim nga llogaria zyrtare e qeverisë libiane në rrjetin social “Facebook”, Sarraj dhe Beytulamal biseduan për operacionin e përbashkët ushtarak në Sirte dhe Al-Jufra, si dhe për masat e ndërmarra për mbrojtjen e civilëve.

Në një komunikatë të dielën nga qeveria libiane, deklaratat e Presidentit egjiptian, El-Sisi, të cilat përmbajnë kërcënime për ndërhyrje ushtarake në Libi, u cilësuan si ndërhyrje në punët e brendshme të Libisë dhe si një “shpallje lufte”.

Gjatë vizitës së tij në njësinë e Forcave Ajrore të Egjiptit pranë kufirit me Libinë, Sisi pati dhënë mesazhin se “ushtria egjiptiane mund të kryejë një mision ushtarak jashtë vendit nëse do të ishte e nevojshme”.

“Sirte dhe Al-Jufra janë vijë e kuqe. Askush tjetër nuk do ta mbrojë Libinë përveçse libianët. Ne jemi të gatshëm t'i ndihmojmë dhe mbështesim. Jemi gati të kryejnë çdo mision brenda ose jashtë kufijve tanë nëse do të paraqitet nevoja”, tha Siri duke shtuar se do të trajnojnë dhe armatosin fiset dhe klanet në Libi.



Lajme të ngjashme