Szijjarto: BE-ja duhet t’i paguaj sa më parë Turqisë 6 miliardë euro të premtuara

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto i bëri thirrje Bashkimit Evropian (BE) për ti paguar sa më parë Turqisë 6 miliardë euro të premtuara për çështjen e refugjatëve.

1439415

Mes Turqisë dhe vendeve të Grupit të Vishegradit (V4) që përbëhet nga Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia u mbajt një takim me anë të videokonferencë.

Në deklaratën e bërë pas takimit ministri Szijjarto tha se tema kryesore ishte bashkëpunimi mes BE-së dhe Turqisë, ndërsa shtoi se vendet e grupit V4 mbështesin forcimin e marrëdhënieve strategjike mes Turqisë dhe BE-së.

Szijjarto theksoi se bashkëpunimi me Turqinë në shumë fusha është në dobi të vendeve të BE-së dhe tha se vendi i tij nuk ka pasur probleme gjatë furnizimit me materiale nga Turqia në luftën kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

Ai tërhoqi vëmendjen për pozitën kyçe të Turqisë për ndalimin e migrimit drejt Evropës dhe shtoi: “Nëse Turqia nuk ndalon valën e migracionit ne vendet e Evropës Qendrore do të përballemi menjëherë me emigrantët. Nëse e kalojnë kufirin turko-grek ata brenda disa ditëve do të arrijnë në kufirin jugor të Hungarisë. Ne nuk duam të ballafaqohemi me një situatë të tillë. Prandaj BE-ja duhet t’i paguaj sa më parë Turqisë 6 miliardë euro të premtuara”.

Lajme të ngjashme