Irani kritikon raportin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA)

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Javad Zarif u ka bërë thirrje Gjermanisë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar të mos veprojnë kundër Iranit në Bordin Ekzekutiv të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

1439185

Në një deklaratë që ka bërë nga llogaria e tij zyrtare në «Twitter» Zarif ka kritikuar raportin e Këshillit Drejtues të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) për Iranin.

"IAEA nuk duhet të lejojë që armiqtë e marrëveshjes bërthamore të rrezikojnë interesat e Iranit. Të tre vendet evropiane (Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca) që nuk kanë përmbushur përgjegjësitë e tyre në marrëveshjen bërthamore nuk duhet të jenë bashkëpunëtorë në krim”, shkruan shefi i diplomacisë iraniane.

Duke iu referuar akuzave se Irani nuk i ka lejuar inspektorët të hyjnë në dy objekte (centrale bërthamore), ministri i Jashtëm iranian Zarif, është shprehur kështu: "Ne nuk kemi asgjë për të fshehur. Inspektimet që janë bërë në Iran gjatë 5 viteve të fundit janë më të shumta në numër se të gjitha inspektimet e bëra në historinë e agjencisë (IAEA). Një zgjidhje për marrëveshjen është e mundur, por një vendim kundërshtues që do të dilte nga Këshilli Drejtues i IAEA-së do ta eliminonte këtë mundësi".

Në raportin e IAEA-së, të publikuar javën e kaluar dhe që pasqyron studimet e verifikimit dhe vëzhgimit mbi aktivitetin bërthamor të Iranit, është raportuar se Teherani nuk i ka lejuar për më shumë se 4 muaj inspektorët e agjencisë që të hyjnë dhe bëjnë inspektime në dy objekte.

Lajme të ngjashme