Brukseli paralajmëron Izraelin për "aneksimin"

"Marrëdhëniet tona të ngushta aktuale bilaterale preken nëse Izraeli pushton territoret palestineze", ka paralajmëruar Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, lidhur me planin e Izraelit për aneksim.

1438789
Brukseli paralajmëron Izraelin për "aneksimin"

Në një fjalim drejtuar Parlamentit Evropian (PE), Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, vlerësoi planet e Izraelit për aneksimin e territoreve palestineze.

"Qëndrimi i BE-së në këtë çështje është i qartë" nënvizoi Borrell duke tërhequr vëmendjen se vendet anëtare të BE-së mbështesin zgjidhjen e negociuar me dy shtete dhe se ato kanë pikëpamje të fortë që aneksimi do të jetë një veprim në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

"Ne i bëjmë thirrje Izraelit që të distancohet nga veprimet që do të nënkuptojnë aneksim të njëanshëm të territoreve palestineze nën okupim. Kjo mundësi do të dëmtojë mundësinë e zgjidhjes me dy shtete dhe do të ndikojë edhe në marrëdhëniet e Izraelit me vendet arabe. Marrëdhëniet tona të ngushta aktuale bilaterale preken nëse Izraeli pushton territoret e Palestinës", paralajmëroi Borrell.

Më tej Borrell tërhoqi vëmendjen se BE-ja ka përgjegjësinë e saj në kuadrin e ligjit ndërkombëtar dhe të BE-së dhe se vazhdon kontaktet me zyrtarët izraelitë që aneksimi të mos realizohet.

 


Lajme të ngjashme