Tension i lartë në vijën kufitare Indi-Kinë, vriten 20 ushtarë indianë

Në verilindje të Indisë, si pasojë e përleshjeve me ushtarët kinezë, u vranë 20 ushtarë indianë.

1437904
Tension i lartë në vijën kufitare Indi-Kinë, vriten 20 ushtarë indianë

Në verilindje të Indisë, si pasojë e përleshjeve me ushtarët kinezë, u vranë 20 ushtarë indianë.

Sipas lajmit të agjencisë “ANI”, në një periudhë kur kërkohet të ulet tensioni në luginën Galwan në Ladakh, pati “përplasje të dhunshme” ndërmjet forcave indiane dhe kineze, dhe si pasojë pati shumë të vrarë.

Sipas informacioneve të bazuara në burimet e qeverisë, në përleshje humbën jetën 20 ushtarë indianë, ndër të cilët edhe një oficer. Kjo është përplasja më e dhunshme ndërmjet 2 vendeve gjatë 45 viteve të fundit.

Agjencia e lajmeve “ANI” pretendoi se në palën kineze janë vrarë mbi 43 ushtarë ose janë plagosur rëndë.

Kina deklaroi se është rënë dakord me Indinë për të zgjidhur problemin me rrugë paqësore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Cao Licien në konferencën për shtyp të dhënë në kryeqytetin Pekin, tha: “Të dyja palët ranë dakord për të zgjidhur këtë çështje me rrugën e dialogut dhe negociatave, të qetësojnë gjendjen në rajonin kufitar dhe të vendosin paqen dhe qetësinë”. 

Ai pretendoi se përleshjet ndodhën si pasojë e provokimit dhe sulmit të ushtarëve indianë.

Qeveria kineze protestoi në mënyrë të fuqishme Nju-Delhin për shkak të përleshjeve”, tha Cao dhe shtoi: “Edhe njëherë i kërkojmë Indisë që të veprojë në përputhje me marrëveshjen tonë dhe të vendosë nën disiplinë të rreptë njësitë kufitare që të mos kalojnë zonën kufitare dhe të mos kryejnë provokime dhe veprime të njëanshme që mund të komplikojnë edhe më shumë situatën".

Nga ana tjetër, Kryeministri i Indisë Narendra Modi në lidhje me përleshjet ndërmjet forcave indiane dhe kineze në luginën Galwan në Ladakh tha se India kërkon paqe, por ajo është e aftë të japë përgjigjen e duhur kur provokohet.

“Vendi do të jetë krenar me ushtarët që do të vriten në luftimet me kinezët. Siguroj kombin se sakrificat e forcave tona të sigurisë nuk do të jenë të kota. Për gjëja më e rëndësishme është uniteti dhe sovraniteti i popullit tonë”, Kryeministri indian.  

Ai i bëri thirrje përfaqësuesve të gjitha partive politike për një videokonferencë ditën e premte për të shqyrtuar ato që jetohen në kufirin Indi-Kinë.  

Tensioni në kufirin e Indisë me Kinën për shkak të drejtave sovrane në rajonin Ladakh ishte përshkallëzuar në vitin 2017.

Pjesa më e madhe e vijës kufitare 3 mijë e 500 kilometrash ndërmjet dy vendeve bëhet shkak për debate sovraniteti.

Ndërkohë që Kina e emërton këtë rajon si "Tibeti Jugor", India pretendon një territor prej 90 mijë kilometra katrorë në rajonin Arunaçal Pradesh.

Nju-Delhi mbron idenë e saj se Kina ka pushtuar një territor prej 38 mijë km katror që përfshin pllajat Aksai Chin.

Ndërkohë që palët, pavarësisht bisedimeve që kanë kryer prej shumë vitesh, nuk kanë mundur të zgjidhin mosmarrëveshjet për sovranitet, kjo  ka shkaktuar përshkallëzimin e tensionit Pekin-Nju-Delhi gjatë kohëve të fundit.



Lajme të ngjashme