Holandë – Protesta kundër planit izraelit për aneksimin e territoreve palestineze

Plani i Izraelit për të aneksuar vendbanimet e jashtëligjshme çifute në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Luginën e Jordanit u protestua të dielën në kryeqytetin Amsterdam të Holandës.

1436168
Holandë – Protesta kundër planit izraelit për aneksimin e territoreve palestineze

Në protestën e organizuar nga OJQ të ndryshme mbështetëse të Palestinës morë pjesë shumë holandezë dhe grupe të ndryshme përfaqësuese të komuniteteve pakicë në vend.

Krahas sloganeve të shumta kundër aneksimit, demonstruesit hapën harta që tregojnë territoret palestineze të aneksuara nga Izraeli që prej 1948-s e deri më sot, si dhe pankarta me mbishkrimet “Jetët e palestinezëve vlejnë”, “Ndalni racizmin” dhe “Nuk po marrim dot frymë që nga 1948-a”, një referim i qartë nga fjalët e fundit të afroamerikanit George Floyd, i cili humbi jetën më 25 maj si pasojë e dhunës policore në Mineapolis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fjalimet e përfaqësuesve të OJQ-ve dhe grupeve të ndryshme u zhvilluan nën brohoritjet mbështetëse të demonstruesve dhe nën sloganet “Palestina e Lirë”, “S'ka paqe pa drejtësi” dhe “Mjaft më”.

Pseudoplani i paqes për Lindjen e Mesme, njoftuar më 28 janar 2020 nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë një konference të përbashkët në Shtëpinë e Bardhë me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, njeh si “territore izraelite” vendbanimet e jashtëligjshme çifute në Bregun Perëndimor dhe pranon vazhdimin e sovranitetit të administratës së Tel-Avivit mbi Luginën e Jordanit, e cila i përket Palestinës.



Lajme të ngjashme