Afganistan – Si pasojë e një sulmi të armatosur humbin jetën 5 persona

Personat e paidentifikuar kryen sulm të armatosur ndaj një shtëpie në fshatin Digan të rrethit Ismail Hil të provincës Host.

1436161
Afganistan – Si pasojë e një sulmi të armatosur humbin jetën 5 persona

Në një sulm të armatosur të kryer nga ana e personave të paidentifikuar ndaj një shtëpie në rrethin Ismail Hil të provincës Host në Afganistan, janë vrarë 5 persona.

Zëdhënësi i policisë në Host, Adil Haydari bëri të ditur se personat e paidentifikuar kryen sulm të armatosur ndaj një shtëpie në fshatin Digan të rrethit Ismail Hil.

Haydari tha se në këtë sulm janë vrarë 5 ndërsa u plagosën 3 persona.

Ai bëri të ditur se sulmuesit u arratisën nga vendi i ngjarjes, ndërsa shtoi se kanë filluar hetimet në lidhje me rastin.

Përgjegjësinë për sulm nuk e mori askush.

 


Lajme të ngjashme