Turqia dënon sulmin terrorist ndaj një xhamie në Afganistan

Turqia dënoi sulmin terrorist pas namazit të xhumasë ndaj një xhamie në kryeqytetin Kabul të Afganistanit.

1435047
Turqia dënon sulmin terrorist ndaj një xhamie në Afganistan

Turqia dënoi sulmin terrorist pas namazit të xhumasë ndaj një xhamie në kryeqytetin Kabul të Afganistanit.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, është shprehur shqetësimi për rritjen e sulmeve të periudhës së fundit ndaj vendeve ku kryen obligimet fetare në Afganistan.

“Dënojmë fuqishëm sulmin e urryer terrorist ndaj një xhamie në kryeqytetin Kabul”, shkruhet në deklaratë.

“Kërkojmë mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën, shërim të shpejtë për të plagosurit dhe i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta popullit mik dhe vëllazëror të Afganistanit”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Si pasojë e sulmit terrorist me bombë pas namazit të xhumasë ndaj një xhamie në rajonin Karte Çar të kryeqytetit Kabul të Afganistanit u vra imami i xhamisë dhe 3 civilë.

 


Lajme të ngjashme