SHBA-ja kërkon përfshirjen e Turqisë në Forumin e Mesdheut Lindor për Gazin

Një institucion mendimi izraelit ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan që Turqia të përfshihet në Forumin e Mesdheut Lindor për Gazin (EMGF), ku ajo nuk merr pjesë.

1433736
SHBA-ja kërkon përfshirjen e Turqisë në Forumin e Mesdheut Lindor për Gazin

“The Begin-Sadat for Strategic Studies”, një institucion mendimi në kuadër të Universitetit Bar-Ilan dhe shumë i afërt me qeverinë izraelite, ka publikuar një artikull të titulluar “Athina dhe Jerusalemi kanë një mundësi diplomatike”, ku paraqet opinionet e SHBA-së në lidhje me Forumin e Mesdheut Lindor për Gazin, ku Turqia nuk është e përfshirë.

Artikulli në fjalë ndalet mbi rreziqet e mospjesëmarrjes së Turqisë në këtë forum, ku bëjnë pjesë Greqia, Administrata Greke e Qipros, Izraeli, Egjipti, Italia, Jordania dhe Palestina; si dhe nënvizon arsyet përse nevojitet prania e Turqisë nëpërmjet qasjes së SHBA-së.

Pasi bëhet me dije se SHBA-ja u ka këshilluar Izraelit dhe Greqisë, dy vendet kryesore të forumit në fjalë, që të ndërmarrin iniciativë diplomatike për të mundësuar pjesëmarrjen e Turqisë; në artikullin e publikuar nga “The Begin-Sadat for Strategic Studies” theksohet se administrata e Uashingtonit është e mendimit që Tel-Avivi dhe Athina nuk kanë asgjë për të humbur nga kjo nismë, përkundrazi, do të kenë më shumë përfitime.

Forumi i Mesdheut Lindor për Gazin u themelua në Egjipt më 16 janar 2020, me pjesëmarrjen e ministrave të Energjetikës së Greqisë, Administratës Greke të Qipros, Izraelit, Egjiptit, Italisë dhe Jordanisë.



Lajme të ngjashme