Abbas Mousavi: Irani i gatshëm për shkëmbime të mëtejshme të burgosurish me SHBA-në

Irani u shpreh të enjten i gatshëm për shkëmbime të mëtejshme të burgosurish me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

1434216
Abbas Mousavi: Irani i gatshëm për shkëmbime të mëtejshme të burgosurish me SHBA-në

“Nëse ekzistojnë kushtet e nevojshme, do të jemi të gatshëm ta bëjmë këtë për arsye humanitare”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abbas Mousavi, në një prononcim për televizionin shtetëror iranian.

Sipas tij, ky plan mund të realizohet në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës në Teheran.

Zvicra përfaqëson interesat diplomatike të SHBA-së në Iran, sepse Teherani dhe Uashingtoni nuk kanë marrëdhënie diplomatike prej më shumë se 40 vitesh.

Ish-ushtari amerikan, Michael White, u u lirua javën e kaluar pas gati dy vitesh në Iran.

Gjithashtu SHBA-ja liroi shkencëtarin iranian, Majid Taheri.



Lajme të ngjashme