Mbyllen disa shkolla të FETO-s në ShBA dhe Gjeorgji

Në Alabama (ShBA) dhe Gjeorgji u janë anuluar licensat 2 shkollave të ndërlidhura me organizatën terroriste FETO me arsyetimin se nuk plotësojnë kriteret e kërkuara nga legjislacioni vendas.

1433206
Mbyllen disa shkolla të FETO-s në ShBA dhe Gjeorgji

Në shtetin Alabama të ShBA-së është vendosur për mbylljen e një shkolle të kontraktuar (charter), për hapjen e të cilës organizata terroriste FETO ka kohë që po bën përpjekje dhe çështja vazhdon të shqyrtohet në gjykatë që prej gushtit 2019.

Në votimin e bërë në Komisionin Kombëtar të Shkollave të Kontraktuara në Alabama u vendos që "Shkollat Përgatitore Woodland" të FETO-s të mbyllen për shkak të mos-përmbushjes së kushteve paraprake që kërkohen dhe të mos-respektimit të standardeve të përgjithshme financiare.

Nga ana tjetër, Qendra e Zhvillimit të Cilësisë së Arsimit në Gjeorgji ka anuluar licencën e shkollës fillore dhe të mesme “Shota Rustaveli”, e ndërlidhur edhe kjo me FETO-n.

Në një deklaratë me shkrim nga kjo qendër, e cila varet nga Ministria e Arsimit të Gjeorgjisë, licenca e shkollës së ndërlidhur me FETO-n, që operon në qytetin Rustavi të vendit, është anuluar me arsyetimin se kushtet arsimore në shkollë nuk ishin të përshtatshme me planin vjetor të arsimit.



Lajme të ngjashme