OBSH-ja mbështet lëvizjen globale kundër racizmit dhe refuzon çdo formë të diskriminimit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mbështet lëvizjen globale kundër racizmit dhe hedh poshtë të gjitha format e diskriminimit, deklaroi të hënën drejtori i përgjithshëm i saj, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

1432255
OBSH-ja mbështet lëvizjen globale kundër racizmit dhe refuzon çdo formë të diskriminimit

Ghebreyesus u prononcua për gazetarët përmes një videokonference nga selia e OBSH-në në Gjenevë të Zvicrës.

“OBSH-ja mbështet plotësisht barazinë dhe lëvizjen globale kundër racizmit. Ne refuzojmë çdo formë të diskriminimit”, vlerësoi ai duke iu referuar protestave që shpërthyen në të gjithë botën pas vdekjes së afroamerikanit George Floyd më 25 maj, si pasojë e dhunës policore në Mineapolis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mes të tjerash, kreu i OBSH-së bëri thirrje që protestat në shkallë botërore të mbahen në mënyrë të sigurt.

“Mundësisht qëndroni të paktën një metër larg njëri-tjetrit, pastroni duart, mbuloni gojën kur kolliteni dhe vendosni një maskë nëse merrni pjesë në një protestë”, shtoi Ghebreyesus.



Lajme të ngjashme