“Zgjidhja politike në Libi duhet të realizohet nën udhëheqjen e OKB-së”

“Është pozitiv çdo hap që mbështet paqen dhe stabilitetin lidhur me procesin e OKB-së, por zgjidhja gjithëpërfshirëse politike këtu duhet të zhvillohet në kuadrin e OKB-së dhe Procesit të Berlinit”- tha Zëdhënësi i Komisionit Evropian.

1431871
“Zgjidhja politike në Libi duhet të realizohet nën udhëheqjen e OKB-së”

Bashkimi Evropian (BE) thekson se zgjidhja politike në Libi duhet të realizohet në kuadrin e Procesit të Berlinit i cili mbështetet edhe nga Kombet e Bashkuara (OKB).

Zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Peter Stano, në një konferencë ditore për shtyp, në përgjigje të një pyetjeje lidhur me zhvillimet në Libi deklaroi se "Situata në terren në Libi ka filluar të ndryshojë, por BE-ja nuk ka ndonjë ndryshim në qëndrimin e saj për nevojën e sigurimit të armëpushimit".

BE-ja u ka bërë thirrje shumë herë palëve për armëpushim urgjent theksoi Stano duke bërë të ditur se në Libi nuk ka një zgjidhje ushtarake dhe se palët duhet të kthehen në tryezën e negociatave.

Ndërsa lidhur me iniciativën e re politike që ka nisur kundrejt Libisë presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, lideri i forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, Khalifa Haftar dhe aleati i tyre politik, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Tobrukut, Aguila Saleh, pas humbjeve të njëpasnjëshme që kanë pësuar në terren milicët e Haftarit, Stano deklaroi se:"Është pozitiv çdo hap që mbështet paqen dhe stabilitetin lidhur me procesin e OKB-së. Por zgjidhja gjithëpërfshirëse politike në Libi duhet të zhvillohet në kuadrin e OKB-së dhe Procesit të Berlinit". (Agjencia Anadolli - AA)

 


Lajme të ngjashme