Protestat kundër vrasjes së Floyd-it nga ana e policisë po vazhdojnë në mbarë botën

Protestat e filluara në Angli pas vrasjes së George Floyd me origjinë afrikane nga ana e policisë në ShBA më 25 maj po vazhdojnë ende.

1431456
Protestat kundër vrasjes së Floyd-it nga ana e policisë po vazhdojnë në mbarë botën

Organizatorët e protestave antiraciste në Bristol të Anglisë shkatërruan skulpturën e një tregtari me skllevër.

Protestat e filluara në Angli pas vrasjes së George Floyd me origjinë afrikane nga ana e policisë në ShBA më 25 maj po vazhdojnë ende.

Në Londër u organizuan dy protesta të ndara përpara ambasadës së ShBA dhe godinës së Kryeministrisë.

Protestuesit, të cilët hodhën slogane “Jeta e njerëzve me ngjyrë vlen” dhe “Anglia nuk është e pafajshme”, në duar mbanin pankarta me mbishkrime “Nuk ka paqe pa drejtësi”, “Mjaftë më” dhe “Trump dhe Boris janë racistë”.

Ndërkohë gjatë protestave që filluan përpara ambasadës së ShBA-së në Londër e që vazhduan deri tek godina e Kryeministrisë mbrëmë u jetuan ngjarje të dhunës.

Protestuesit hodhën shishe dhe gurë ndaj policisë, e cila mori masat e sigurisë.

Gjatë këtyre ngjarjeve një polici u plagos në kokë dhe u ndalua një protestues.

Pas këtyre ngjarjeve policia zbrazi zonën para Kryeministrisë me çrast disa protestues mbetën në mes të policisë pas mbylljes së rrugëve.

Mësohet gjithashtu se automjetet e policisë janë goditur me gurë në disa pjesë të qytetit.

Krahas kryeqytetit Londër protestat organizohen edhe në qytetin Bristol dhe në kryeqytetin Edinburg të Skocisë.

Gjatë protestave në Bristol manifestuesit rrënuan statujën e Edward Colston një tregtari me skllevër i shekullit të 17-të dhe e hodhën në lum.

Ndërkaq në protestën e organizuar për Floyd para Pallatit të Drejtësisë në Bruksel të Belgjikës morën pjesë mijëra protestues.

Rreth 10 mijë persona të mbledhur në sheshin Poelaert protestuan dhunë policore dhe racizmin duke hedhur sloganin “Jeta e njerëzve me ngjyrë vlen”.

Në komunikatën e lexuar gjatë protestave u tha: “Vrasja e George Floyd në ShBA tronditi shumë njerëz. Shumica prej nesh është lodhur nga dhuna e policisë ndaj njerëzve me ngjyrë. Ne kërkojmë drejtësi për të gjitha viktimat e dhunës policore në Belgjikë”.

Protestuesit, të cilët hodhën slogane “Drejtësi për Floyd” dhe “Nuk ka paqe pa drejtësi” në duar mbanin edhe pankarta me mbishkrime antiraciste.  

Edhe në qytetet Gent, Anvers, Hasselt, Ostend u organizuan protesta të ngjashme me pjesëmarrje të qindra personave.

Vdekja e Floyd-it si pasojë e dhunës policore u protestua edhe në kryeqytetin Kopenhagë të Danimarkës me pjesëmarrjen e mbi 15 mijë protestuesve.

Pas thirrjes së bërë nëpërmjet llogarisë zyrtare në median sociale të lëvizjes “Jeta e njerëzve me ngjyrë vlen” (Black Lives Matter) me mijëra vetë u mblodhën përpara ambasadës amerikane në Kopenhagë.

Protestuesit me parulla “Nuk marr dot frymë”, “Jeta e njerëzve me ngjyrë vlen”, “Edhe racizmi është epidemi”, “Shkatërroni epërsinë e bardhë”, “Njeriu është racë e vetme”, “Ndal racizmin sistematik”, “George Floyd”, “Heshtja është dhunë” dhe “Nuk ka paqe pa drejtësi” që mbanin në duar protestuan kundër racizmin dhe dhunës policore.

Aktivistët e shoqëruar me muzikë dhe parulla marshuan nga godina e ambasadës deri tek Pallati Christianborg ku ndodhet parlamenti.

Protestuesit u mblodhën në shesh pas fjalimeve para ndërtesës së Parlamentit, përsëritën veprimin e gjunjëzimit të ish-lojtarit të futbollit amerikan Colin Kaepernick kundër dhunës në polici.

Protesta, e cila zgjati rreth 3 orë, përfundoi pa incidente.

Në ngjarjen e jetuar më 25 maj në Minnesota të ShBA-së George Floyd me origjinë afrikane humbi jetën për shkak se polici nuk e hoqi këmbën me të cilën e shtypte në qafë gjatë ndalimit, ndërkohë që ai bërtiste “Nuk marr dot frymë”.

Incidenti ka shkaktuar protesta në të gjitha qytetet e ShBA-së, të cilat herë pas here u bënë skenë e dhunës.

 


Lajme të ngjashme