Populli amerikan: Situata në vend ka dalë jashtë kontrollit

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) 80 për qind e popullsisë mendon se situata në vend ka dalë jashtë kontrollit pas vdekjes së afroamerikanit, George Floyd si pasojë e dhunës policore.

1431328
Populli amerikan: Situata në vend ka dalë jashtë kontrollit
SPR abd gösteri floyd .jpg
abd floyd.jpg
abd asker.jpg
abd siyahlarin hayati onemli yazisi.jpg
abd protesto gosteri.jpg
SÜPER FOTO abd olaylar.jpg
abd washington.JPG
SÜPER FOTO ABD PROTESTO.5.jpg
SÜPER FOTO ABD PROTESTO.3.jpg
SÜPER FOTO ABD PROTESTO.4.jpg
ABD protestolar 01.jpg
ABD protestolar 02.jpg

Një sondazh i përbashkët i «Wall Street Journal» dhe «NBC News» ka nxjerrë rezultate të habitshme në lidhje me krizat kombëtare, siç është vdekja e Floyd, apo vdekja e më shumë se 100.000 njerëzve nga pandemia e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

 

48 për qind e republikanëve thonë se protestat i shqetësojnë ata më shumë sesa rrethanat që çuan në vrasjen e Floydit, ndërsa 81 për qind e demokratëve mendojnë të kundërtën.

80 për qind e amerikanëve mendojnë se situata në vend ka dalë jashtë kontrollit pas vdekjes së Floyd si pasojë e dhunës policore.

Ndërsa 75 për qind e demokratëve kanë shprehur mendimin e tyre në anketë se do të duhet më shumë se një vit për të parandaluar pandeminë Covid-19 dhe rikthyer normalitetin, 32 për qind e republikanëve që mbështesin Presidentin Donald Trump mendojnë se epidemia është marrë nën kontroll.

Sipas rezultateve të anketës, megjithëse mbështetja për veprimet e Trump ra me një për qind në 45 për qind krahasuar me muajin prill, krizat që po kalon vendi nuk e kanë ndryshuar edhe aq shumë raportin e mbështetjes që gëzon presidenti. Kurse 49 për qind e njerëzve mbështesin kandidatin e demokratëve për president, Joe Biden.

 


Lajme të ngjashme