Rusia furnizon regjimin e Esadit me avionë «MIG-29»

Ambasada ruse në Siri raportoi se Rusia i ka dhënë regjimit të Beshar Esadit kontingjentin e ri me avionë luftarakë tip «MIG-29».

1429585
Rusia furnizon regjimin e Esadit me avionë «MIG-29»

Ambasada ruse në Siri ka njoftuar përmes një deklarate që ka bërë në llogarinë e saj në rrjetin social «Twitter» se në kuadër të bashkëpunimit ushtarak dhe teknik midis Rusisë dhe regjimit të Beshar Esadit, ky i fundit ka marrë në dorëzim nga Rusia grupin e dytë të avionëve luftarakë me teknologji të përparuar «MIG-29».

Agjencia e lajmeve «SANA», e cila i përket regjimit të Esadit, në një lajm të datës 30 maj, referuar një burimi ushtarak, kishte raportuar se ushtria e regjimit kishte marrë në dorëzim nga Federata Ruse një seri avionësh luftarakë me teknologji të përparuar dhe moderne të tipit «MIG-29» dhe se aeroplanët do të fluturonin në hapësirën ajrore siriane që nga fillimi të këtij muaji.

 


Lajme të ngjashme