Kanada – Policia nis hetimet në lidhje me një makinë të braktisur para ambasadës turke në Ottawa

Policia e Ottawa-s e filloi një hetim në lidhje me një makinë të dyshuar të braktisur mbrëmë në orët e vona para godinës së ambasadës turke në rrugën “Wurtemburg” në afërsi të rrugës “Rideau”.

1429331
Kanada – Policia nis hetimet në lidhje me një makinë të braktisur para ambasadës turke në Ottawa

Autoritetet kanadeze njoftuan se kanë filluar hetimet në lidhje me një makinë të dyshuar të braktisur para godinës së ambasadës së Turqisëkryeqytetin federal Ottawa.

Policia e Ottawa-s e filloi një hetim në lidhje me një makinë të dyshuar të braktisur mbrëmë në orët e vona para godinës së ambasadës turke në rrugën “Wurtemburg” në afërsi të rrugës “Rideau”.

Ekipet e policisë, të cilat dolën në vendin e ngjarjes në rrugën “Wurtemburg”, njoftuan se hetimet përfshijnë një paketë të dyshimtë dhe një makinë të dyshimtë.

Si masë paraprake u evakuuan ndërtesat e apartamenteve në rrugën “Wurtemburg”.

Ndërsa policia evakuoi ndërtesat e apartamenteve në rrugën “Wurtemburg“ për qëllime paraprake, autobusët komunal u angazhuan për evakuimin e atyre që duhet të linin shtëpitë e tyre.

Pritet që policia e Ottawa-s të bëjë një deklaratë më vonë gjatë hetimit.



Lajme të ngjashme