Ushtria irakiane filloi operacionin kundër organizatës terroriste DAESH në Kirkuk

Me udhëzimin e Kryeministrit të Irakut, Mustafa Al-Kazim, ushtria irakiane e filloi një operacion kundër organizatës terroriste DAESH në jugperëndim të Kirkukut.

1427848
Ushtria irakiane filloi operacionin kundër organizatës terroriste DAESH në Kirkuk

Me udhëzimin e Kryeministrit të Irakut, Mustafa Al-Kazim, ushtria irakiane e filloi një operacion kundër organizatës terroriste DAESH në jugperëndim të Kirkukut.

Yahya Resul, zëdhënësi ushtarak i Kryeministrit Kazim bëri të ditur se me udhëzimin e Kryeministrit në jugperëndim të Kirkukut u fillua me operacionin kundër organizatës terroriste DAESH të koduar “Heronjtë e Irakut”.

Duke vënë në dukje se operacioni po zhvillohet nga 5 anë të ndryshme zëdhënësi Resul tha se me anë të tij synohet vendosja e stabilitetit dhe sigurisë dhe spastrimi i këtij rajoni nga mbetjet e organizatës terroriste DAESH.

Komandanti i Operacioneve në Kerkuk, gjenerallejtënant Saad Harbiye tha gjithashtu se 13 terroristë janë neutralizuar në këtë operacion.

Duke deklaruar se terroristët u vranë në afërsi të Luginës Çay në jug të Kirkukut, Harbiye deklaroi se operacioni i kryer nga ushtria irakiane, policia federale e Irakut, Hashi Shabi dhe Komanda e Operacioneve në Kirkuk do të zgjasë 3 ditë.

Ndërkohë, kryeministri i Irakut, Mustafa Al-Kazimi vizitoi Kirkukun, ku nisën operacionet kundër organizatës terroriste DAESH.

Sipas deklaratës së Zyrës së Shtypit të Kryeministrisë, Kazimi vizitoi Qendrën e Komandës së Operacioneve të Përbashkëta të Zgjeruara në Kirkuk, ku u takua me komandantët dhe u informua rreth operacioneve të kryera.

Në prononcimin e tij të bërë këtu Kryeministri Kazimi tha: “Në një kohë, kur vendi kalon nëpër një proces të vështirë plotë rreziqe, forcat tona të sigurisë po bëjnë përpjekje heroike për çrrënjosjen e terrorit”.

Forcat e koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara (SH.B.A.) gjithashtu mbështesin operacionet nga ajri.

Kjo ishte vizita e parë e Kryeministri Kazimi në Kirkuk pas marrjes së detyrës.

Dihet se organizata terroriste DAESH herë pas here ndërmerr sulme ndaj njësive ushtarake në rrethinën e Kirkukut.



Lajme të ngjashme