Sulm ndaj një baze ajrore ushtarake në Amerikë, vriten 2 ushtarë amerikanë

Dy ushtarë kanë mbetur të vrarë si pasojë e një sulmi ndaj bazës ushtarake në Dakotën e Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

1427829

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Baza Ajrore “Grand Forks”, shkruhet: “Si pasojë e zjarrit të hapur ndaj Baza Ajrore Ushtarake në orët e mëngjesit kanë humbur jetën 2 ushtarë në detyrë”.

Në deklaratë bëhet e ditur se sulmi që ndodhi rreth orës 4.30 u mor nën kontroll, u arrit siguria për personelin tjetër dhe vazhdon hetimi.

Për shkak se hetimi vazhdon, emri i personelit të vrarë do të deklarohet pas 24 orësh.

Ndërkohë nuk u dhanë informacione se përse sulmi ndodhi në bazën ajrore dhe nëse është kapur apo jo sulmuesi.    

Lajme të ngjashme