ShBA i kërkoi Netanyahut të mos nxitohet në planin e aneksimit

Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe Jared Kushner, këshilltari dhe dhëndri i Presidentit Donald Trump gjatë bisedës telefonike folën për planin e aneksimit.

1428174
ShBA i kërkoi Netanyahut të mos nxitohet në planin e aneksimit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) i kërkuan Izraelit të mos nxitohej në planin për të aneksuar vendbanimet e paligjshme hebraike në Bregun Perëndimor të okupuar dhe Luginën e Jordanisë.

Sipas lajmit që përcjell kanali televiziv izraelit “Kanal 13Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe Jared Kushner, këshilltari dhe dhëndri i Presidentit Donald Trump gjatë bisedës telefonike folën për planin për aneksimin e vendbanimeve të paligjshme hebraike në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe të Luginës së Jordanisë.

“Gjatë bisedës gjithashtu u fol për protestat që filluan pas vrasjes së George Floyd, një afroaamerikani gjatë arrestimit të tij nga ana e një polici të bardhë më 25 maj dhe për epideminë e llojit të ri të koronavirusit”, u tha ndër të tjera në lajmin e kanalit izraelit, ndërsa u bë e ditur që Kushner nga Netanyahu kërkoi të mos nxitohen me planin e aneksimit.

Ndërsa nuk jepet asnjë informacion mbi atë se çfarë përgjigje i dha Netanyahu Kushnerit, bëhet e ditur se Kryeministri i Izraelit do të diskutojë sot procesin e aneksimit me drejtuesit e vendbanimeve të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor të okupuar.

Sipas marrëveshjes së koalicionit të nënshkruar nga Netanyahu dhe lideri i Aleancës Blu-Bardhë Benny Gantz, Kryeministri pas 1 qershori do të jetë në gjendje t’i paraqes për miratim kabinetit ose parlamentit planin për aneksimin e vendbanimeve të paligjshme hebreje dhe të Luginës së Jordanisë.



Lajme të ngjashme