Australia në protestë për Floyd, protestuesit e krahasojnë me çështjen e Aborgjinëve

Në Australi pati protesta me përfshirjen e mijëra njerëzve për George Floyd, që humbi jetën si pasojë e dhunës së policisë ditën e martë në shtetin Minesota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1428126
Australia në protestë për Floyd, protestuesit e krahasojnë me çështjen e Aborgjinëve

Australi pati protesta me përfshirjen e mijëra njerëzve për George Floyd, që humbi jetën si pasojë e dhunës së policisë ditën e martë në shtetin Minesota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Protestuesit e mbledhur për Floyd në Sidnei dhanë mesazh solidariteti dhe hodhën slogane në formën “nuk marr dot frymë”.

Ata mbanin në duar pankarta ku shkruhej slogane të tilla si “Jeta e njerëzve me ngjyrë është e rëndësishme”, “Jeta e Aborgjinëve (vendasve të Australisë) është e rëndësishme”, “Ju shohim, Ju dëgjojmë, Jemi pranë jush”.   

Edhe në qytetin Perth rreth 2 mijë persona u mblodhën për të protestuar vdekjen e Floyd. Gjatë javës pati protesta të ngjashme edhe në qytetet e tjera të Australisë.

Vdekja e Floyd solli në rend të ditës çështjen e Aborgjinëve, vendasit e kontinentit, që humbën jetën nën arrest në Australi.

Deputetja Aborgjine e Australisë, Linda Burney bëri të ditur se që nga viti 1991 e deri më sot mbi 430 vendas kanë humbur jetën gjatë paraburgimit dhe u shpreh se vdekjen e Floyd mund ta kthejnë në një rast nga aspekti i çështjes së popullit vendas.

 


Lajme të ngjashme