Trump: ANTIFA këtej e tutje do të pranohet si “organizatë terroriste”

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon reagimi si pasojë e vdekjes javën e kaluar të George Floyd nga dhuna e policisë në shtetin Minesota.

1427011
Trump: ANTIFA këtej e tutje do të pranohet si “organizatë terroriste”

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon reagimi si pasojë e vdekjes javën e kaluar të George Floyd nga dhuna e policisë në shtetin Minesota.

Protestat ndaj dhunës së policisë që marrin shpesh në objektivë afro-amerikanët dhe shpesh herë rezultojnë me vdekjen e tyre, përhapen në shumë qytete dhe shtete të vendit dhe shumicën e rasteve bëhen skenë e dhunës.

Protestuesit dolën në rrugë në shumë qytete duke filluar nga kryeqyteti Uashington, Mineapolis, Filadelfia, Çikago, Los-Anxhelos etj.  

Presidenti Donald Trump deklaroi se ANTIFA, që akuzohet për përfshirje të dhunës në protesta, këtej e tutje do të pranohet si “organizatë terroriste”. Departamenti amerikan i Drejtësisë deklaroi se për kapjen e pjesëtarëve të kësaj organizate, përfshi edhe “provokuesit” u është dhënë direktivë forcave federale.

ANTIFA që përdoret si shkurtimi i fjalës anti-fashizëm ishte shfaqur gjatë viteve 30 kundër nazizmit në rritje në Gjermani.

Trumpi u bëri thirrje gjithashtu udhëheqësve lokalë demokratë që “të vihen në veprim” dhe të marrin mbështetje nga garda kombëtare.

Në një deklaratë të bërë nëpërmjet “Twitter”, Trump i cilësoi protestuesit si “anarkistë radikalë” dhe tha se është e domosdoshme që të ndërhyhet “pa qenë vonë”.

Dyzetegjashtë vjeçari George Floyd ndërkohë që u ndalua ditën e martë nga ana e policëve të Mineapolisit me dyshimin për mashtrim, ishte lutur prej shumë minutash se “nuk merrte frymë”, pasi një polic kishte vënë gjurin në fytin e tij për një kohë të gjatë. 

Floyd humbi jetën në spital dhe videot e regjistruara gjatë ngjarjes me anë të celularëve kishin ngjallur reagim të madh në median sociale.

Pamjet kishin nxitur edhe një herë debatet në vend për dhunën e policisë ndaj afro-amerikanëve dhe ishin bërë shkak për protesta me zjarrvënie në shumë qytete duke filluar nga Mineapolis.

Në protestën e mbrëmshme vetëm në Nju-Jork 345 protestues u arrestuan dhe 33 policë u plagosën. Në Manhatan u plaçkitën mbi 10 biznese ndërsa 47 automjete të policisë u dëmtuan duke u djegur ose thyer xhamat.

 


Lajme të ngjashme