Siri – Ndalimi i luftimeve mundëson kthimin e civilëve në shtëpitë e tyre

Më shumë se 285.000 civilë janë kthyer në shtëpitë e tyre në Idlib të Sirisë që nga armëpushimi, i cili hyri në fuqi më 6 mars.

1427218
Siri – Ndalimi i luftimeve mundëson kthimin e civilëve në shtëpitë e tyre

Më shumë se 285.000 civilë janë kthyer në shtëpitë e tyre në IdlibSirisë që nga armëpushimi, i cili hyri në fuqi më 6 mars.

Sipas informacionit të marrë nga Koordinatori i Përgjigjes Siriane, Drejtori Muhamed Hallaj, i cili po punon në të dhënat e migracionit në rajon, si rezultat i ndalimit të operacioneve ushtarake të regjimit të Esadit dhe mbështetësve të tij dhe vendosjes së armëpushimit vazhdon edhe kthimi në shtëpitë e civilëve, të cilët u detyruan të migrojnë për shkak të sulmeve.

Gjatë periudhës pas armëpushimit rreth 57 mijë e 100 familje të përbërë nga 285 mijë e 403 civilë, u kthyen në vendbanimet e tyre në zonat rurale të Halepit dhe në provincën Idlib dhe zonat rurale të tij.

Ata që kthehen në shtëpi ende kanë nevojë për ndihmën e organizatave joqeveritare.

Qytetarët gjithashtu duhet t'i kushtojnë vëmendje mbetjeve të bombave të pashpërthyera në vendet ku kthyen.

Përkundër të gjitha rreziqeve, kampeve të stërmbushura, çadrave të improvizuara ose detyrimit të strehimit në fushë, ambienti i sigurt i vendosur me armëpushim inkurajon njerëzit të kthehen në shtëpitë e tyre.

Nga ana tjetër civilët, shtëpitë e të cilëve kanë mbetur në zonat e kontrolluara nga aforcat e regjimit të përbëra nga ushtria e regjimit të Esadit dhe grupet terroriste të mbështetura nga Irani, krahas të gjitha vështirësive vazhdojnë të jetojnë në kampet e ngritura përgjatë vijës kufitare Turqi-Siri.

Pritet që më shumë civilë të kthehen në shtëpitë e tyre nëse armëpushimi vazhdon.



Lajme të ngjashme