SHBA – Presidenti Donald Trump shtyn Samitin e G7-s në shtator

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi se do të shtyjë Samitin e G7-s në shtator dhe se ka në plan të ftojë në këtë takim gjithashtu vende joanëtare si Rusia, Koreja e Jugut, India dhe Australia.

1426627
SHBA – Presidenti Donald Trump shtyn Samitin e G7-s në shtator

Trump u tha gazetarëve që udhëtonin me të nga Florida për në Uashington se G7-a, e cila ishte planifikuar të zhvillohej në fund të qershorit në rezidencën presidenciale “Camp David”, është një “grup shumë i vjetërsuar vendesh” dhe se “nuk përfaqëson siç duhet atë që po ndodh në botë”.

Ky samit mbledh së bashku zakonisht liderët e Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Japonisë, Italisë dhe SHBA-së.

Rusia u përjashtua nga G8-a rreth 5 vite më parë si ndëshkim për aneksimin e Krimesë.

Alyssa Farah, një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, tha se Samiti i G7-s do të bashkojë aleatët tradicionalë për të biseduar rreth trajtimit të së ardhmes së Kinës.

Ndërsa Kayleigh McEnany, një tjetër zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, pa dhënë një datë të saktë për takimin e nivelit të lartë në fjalë, njoftoi se Trumpi është për mbajtjen e këtij samiti në Shtëpinë e Bardhë.

Vetë Presidenti Donald Trump, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” më 20 maj, pati theksuar synimin për ta zhvilluar Samitin e G7-s ballë për ballë duke qenë se shumë vende kanë hyrë në procesin e normalizimit pas masave kufizuese në kuadër të luftës me koronavirusin.



Lajme të ngjashme