Mbi 2,7 milionë pacientë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 2,7 milionë.

1426522
Mbi 2,7 milionë pacientë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Qendra Kërkimore e Koronavirusit pranë Universitetit "John Hopkins" të Shteteve të Bashkuara të Amerikës bën të ditur se 2.738.295 persona në botë janë shëruar nga koronavirusi.

Dhjetë vendet e para me numrin më të lartë të pacientëve të shëruar janë SHBA-ja me 535.238, Spanja me 196.958, Brazili me 205.371, Rusia me 167.469, Gjermania me 164.900, Italia me 155.633, Turqia me 126.984, Irani me 116.827, India me 86.894 dhe Kina me 78.304.

Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në botë është aktualisht 6.162.399, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 371.035.

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:



Lajme të ngjashme