Libi – Kryeministri Al-Sarraj bisedon në telefon me homologun italian, Conte

Kryeministri i Libisë, Fayez al-Sarraj, ka realizuar të dielën herët një bisedë telefonike me Presidentin e Këshillit të Ministrave të Italisë, Giuseppe Conte.

1426582
Libi – Kryeministri Al-Sarraj bisedon në telefon me homologun italian, Conte

Sipas një komunikate me shkrim nga Zyra për Shtyp e Kryeministrisë së Libisë, shefi i qeverisë italiane ka theksuar gjatë bisedës telefonike me homologun libian se hyrja e armëve nga jashtë përshkallëzon konfliktin dhe tensionin në vend, si dhe shkakton zgjatjen e vështirësive me të cilat po përballen libianët.

Conte vuri në pah se gjithashtu “duhet bërë një kthim pas në zgjidhjen politike të mbikëqyrur nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe për këtë duhet emëruar sa më parë një emër i përshtatshëm në postin vakant të sekretarit të përgjithshëm të Misionit Mbështetës të Kombeve të Bashkuara në Libi (UNSMIL)”.

Ndërsa Al-Sarraj potencoi se qeveria libiane synon zgjidhjen politike pas mposhtjes së sulmeve (të realizuara nga milicët e varur nga Khalifa Haftari) ndaj tyre dhe vijoi me këto fjalë: “Furnizimi me armë i palës agresore (Haftar) nuk është ndalur; përkundrazi, është shtuar gjatë kohëve të fundit dhe këto sulme të Khalifa Haftarit vijnë nga armët që i mbërrijnë atij.”

Duke i rikujtuar bashkëbiseduesit italian se milicët e varur nga Haftari kanë kurthuar mina e mjete shpërthyese të improvizuara gjatë tërheqjes nga vendbanimet civile në jug të kryeqytetit (Tripoli) dhe se këto mjete plasëse u kanë marrë jetën disa civilëve që ktheheshin në shtëpitë e tyre, kryeministri libian i ka kërkuar ndihmë homologut Conte për zbulimin dhe çaktivizimin e këtyre minave.

Kreu i Romës zyrtare argumentoi se Bashkim Evropian është plotësisht “asnjanës” në përmbushjen e objektivave të operacionit të tij “Irini” për inspektimin e embargos së armëve ndaj Libisë, kurse shefi i qeverisë libiane tërhoqi vëmendjen se ky operacion “duhet të zbatohet nga ajri, deri dhe toka” për të qenë efektiv.



Lajme të ngjashme