Hebrenjtë ekstremistë bastisin kompleksin Al-Aksa në Jerusalemin Lindor

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, 75 hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite, hynë në oborrin e Kompleksit Al-Aksa nëpërmjet portës Al-Magribe.

1426625
Hebrenjtë ekstremistë bastisin kompleksin Al-Aksa në Jerusalemin Lindor

Hebrenj fanatikë bastisën këtë mëngjes Kompleksin Al-Aksa (Mescid-i Aksa) në zonën e qytetit të vjetër të Jerusalemit Lindor të pushtuar, i cili u hap përsëri për obligimet fetare, dy muaj pasi ishte mbyllur për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri (Covid-19).

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, 75 hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite, hynë në oborrin e Kompleksit Al-Aksa nëpërmjet portës Al-Magribe.

Palestinezët që ndodheshin në Al-Aksa reaguan ndaj kësaj ndërsa policia izraelite ndaloi 4 palestinezë.

Grupet ekstremiste të djathta kishin bërë të shtunën thirrje në median sociale për bastisje.

Kompleksi Al-Aksa, që ndodhet në Jerusalemin e pushtuar Lindor, ka cilësinë e kibles së parë të myslimanëve.

Hebrenjtë pretendojnë se nën kompleksin Al-Aksa, ku krahas Mesxhidit të Kibles dhe Xhamisë Kubetu Sahra ndodhen edhe muzetë, medresetë dhe oborri i madh, ndodhen rrënojat e “Tempullit të Sulejmanit” dhe bëjnë gërmime, ndërsa mbrojnë qëndrimin për të drejtën e kryerjes së riteve fetare në kompleks.

 


Lajme të ngjashme