Gjermania falënderoi Turqinë për ndihmë në riatdhesimin e qytetarëve të saj

Ministria e Jashtme e Gjermanisë shpreh mirënjohjen ndaj kolegëve turq për dashamirësinë dhe bashkëpunimin e tyre në Peru dhe Kolumbi.

1426204
Gjermania falënderoi Turqinë për ndihmë në riatdhesimin e qytetarëve të saj

Gjermania falënderoi Turqinë për ndihmë e dhënë gjatë riatdhesimit të qytetarëve të saj.

Në postimin e bërë në llogarinë në Twitter të "Qendrës së Reagimit ndaj Krizave" të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, thuhet: “Ministria e Jashtme e Gjermanisë shpreh mirënjohjen ndaj kolegëve turq për dashamirësinë dhe bashkëpunimin e tyre në Peru dhe Kolumbi. Në këtë mënyrë më shumë se 100 shtetas gjermanë arritën të kthehen në vend”.

Ndërkohë u bë e ditur që avioni i “Turkish Airlines” mori shtetasit gjermanë nga Bogota dhe Lima dhe i dërgoi në Frankfurt.

Nga ana tjetër zyrtarët e departamentit për Turqinë pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë i telefonuan ambasadës turke në Berlin dhe u falënderuan për ndihmë.

Bëhet e ditur se në mesin e 258 qytetarëve të Bashkimit Evropian të marrë nga Kolumbia dhe Peru, ka shtetas të Francës, Çekisë, Portugalisë, Zvicrës, Austrisë, Finlandës, Bullgarisë, Spanjës, Suedisë, Norvegjisë, Polonisë dhe Italisë.



Lajme të ngjashme