“Palestinezëve në Luginën e Jordanit nuk do t’ju jepet nënshtetësia izraelite pas aneksimit”

Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu tha se Lugina e Jordanit që është territor palestinez në Bregun Perëndimor të okupuar do të aneksohet, por palestinezëve që jetojnë në këtë rajon nuk do t'u jepet nënshtetësia izraelite.

1425414
“Palestinezëve në Luginën e Jordanit nuk do t’ju jepet nënshtetësia izraelite pas aneksimit”

Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu tha se Lugina e Jordanit që është territor palestinez në Bregun Perëndimor të okupuar do të aneksohet, por palestinezëve që jetojnë në këtë rajon nuk do t'u jepet nënshtetësia izraelite.

Në një intervistë për gazetën “Israel Hayom”, Benyamin Netanyahu tha se pas "aneksimit" të Luginës së Jordanit, palestinezëve që jetojnë në këtë rajon nuk do t'u jepet nënshtetësia izraelite dhe se ata je do të mbeten qytetarë palestinezë.

Netanyahu gjithashtu iu referua kritikës nga ekstremistët e djathtë  të të ashtuquajturit 'planit të paqes të Lindjes së Mesme', i cili u njoftua nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) Donald Trump, si një opsion për shtet të pavarur të Palestinës.

“Nëse palestinezët pranojnë kontrollin e sigurisë së Izraelit në të gjithë Bregun Perëndimor, ata do të kenë një strukturë që Presidenti Trump e quan si shtet”, deklaroi Netanyahu.

Netanyahu pretendoi se nëse palestinezët nuk e pranojnë këtë plan, ata do të ekspozohen ndaj "kushteve shumë të vështira", ndërsa për kushtet që palestinezët duhet t’i pranojnë në rast të aneksimit të Bregut Perëndimor tha: “Kontrolli i plotë i Izraelit ndaj Bregut Perëndimor, kontrolli i plotë i Jerusalemit të bashkuar nga ana e Izraelit, moskthimi i asnjë palestinezi dhe moszbrazja e vendbanimeve të paligjshme hebraike”.

Netanyahu, i cili e sheh planin e ashtuquajtur të paqes së Trumpit si një mundësi të shkëlqyeshme për të ndryshuar rrjedhën e historisë tha: “Në thelb, ky plan përmban gjëra që ne as nuk mund t'i imagjinojmë dhe për të cilat kemi luftuar për shumë vite”.

Kryeministri izraelit pretendoi që palestinezët do të mbeten "vasal" nën kontrollin e sigurisë së Izraelit.

Në të ashtuquajturin 'planin e paqes në Lindjen e Mesme' të njoftuar nga Presidenti amerikan Donald Trump gjatë një konference për shtyp me Kryeministrin izraelit Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë më 28 janar, bëhet fjalë për njohjen e vendbanimeve ilegale hebreje në Bregun Perëndimor si "territor izraelit" dhe për sundimin e administratës së Tel-Avivit ndaj  Luginës së Jordanit që është territor palestinez.

I ashtuquajturi plani i paqes, i cili injoron të drejtën e palestinezëve për t'u kthyer, Jerusalemin Lindor, heqja e vendbanimeve, eliminon plotësisht mundësinë e një "zgjidhjeje me dy shtete" në territorin historik palestinez.



Lajme të ngjashme