Afganistan - 14 ushtarë të vrarë, 3 të plagosur në një sulm të talibanëve

Në një sulm të militantëve talibanë ndaj një poste kufitare në provincën Paktiya të Afganistanit kanë humbur jetën 14 ushtarë dhe janë plagosur tre të tjerë.

1425747
Afganistan - 14 ushtarë të vrarë, 3 të plagosur në një sulm të talibanëve

Ministria e Mbrojtjes së Afganistanit njofton përmes një deklarate se militantët talibanë kanë kryer një sulm të armatosur në postën kufitare Dand-i Patan të provincës Paktiya.

Raportohet se në këtë sulm janë vrarë 14 ushtarë afganë dhe plagosur tre të tjerë.

Siç theksohet, pas sulmit në fjalë pati përleshje të armatosur, ku talibanët pësuan humbje të mëdha.

Talibanët nuk e kanë bërë ende ndonjë deklaratë për këtë sulm.



Lajme të ngjashme