ShBA dhe Rusia patrulluan për herë të parë bashkë në Siri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë kryer për herë të parë një patrullim të përbashkët tokësor me Rusinë në provincën siriane Haseke, e cila është e okupuar nga organizata terroriste YPG/PKK.

1425209
ShBA dhe Rusia patrulluan për herë të parë bashkë në Siri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë kryer për herë të parë një patrullim të përbashkët tokësor me Rusinë në provincën siriane Haseke, e cila është e okupuar nga organizata terroriste YPG/PKK.

Sipas informacioneve të siguruara nga burimet lokale, automjetet e blinduara ushtarake amerikane dhe ruse patrulluan në Deir Gusun, afër kufirit me Turqinë.

Që nga fillimi i vitit, ushtarët amerikanë u kishin prerë disa herë rrugën automjeteve ushtarake ruse, që donin të hynin në rajonin Rumeylan, ku gjenden fushat e naftës në veri të Haseke dhe i kishin detyruar rusët të ktheheshin prapa.

Ndërsa në fillim të këtij muaji, ushtarët rusë ishin hakmarrë për herë të parë duke i ndaluar ushtarët amerikanë që donin të hynin në qendrën e provincës Kamishli të pushtuar nga YPG/PKK. Pas incidentit ushtarët amerikanë u detyruan të kthehen në Rumeylan.

Nga ana tjetër, forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) instaluan pranë fushave të pasura me gaz natyror të okupuara nga YPG/PKK në provincën e Deir’uz Zor një sistem të mbrojtjes kundërajrore me raketa në lartësi të ulët.

Sipas burimeve lokale forcat amerikane planifikojnë të vendosin një sistem të ngjashëm në ditët në vijim edhe pranë zonës naftëmbajtëse në Omar. 

Zëdhënësi i Koalicionit Ndërkombëtar të udhëhequr nga ShBA (kundër DAESH), Koloneli Myles B. Caggins, shkroi në llogarinë e tij në «Twitter» se në Siri ka sisteme të mbrojtjes ajrore «Patriot» dhe se lajmet për këtë çështje nuk pasqyrojnë të vërtetën.

Ndërkohë, trupat amerikane vazhdojnë të furnizojnë bazat dhe pikat e tyre ushtarake në Deir’uz-Zor.

Muajin e kaluar, ShBA-ja i përforcoi bazat e saj ushtarake që ndodhen në zonat e okupuara nga organizata terroriste YPG/PKK dhe ku gjenden edhe fushat e pasura me naftë dhe gaz natyror, duke dërguar këtu qindra kamionë të ngarkuar me armë, municion dhe materiale logjistike

Me fillimin [nga Turqia] e operacionit «Burimi i Paqes», ushtria amerikane u tërhoq nga linja veriore e Sirisë dhe u përqendrua në fushat e naftës në provincat Haseke, Al-Raqqa dhe Deir’uz-Zor.

Trupat amerikane mbështesin YPG/PKK-në dhe momentalisht në Siri janë përqendruar në 11 baza dhe pika ushtarake.

 


Lajme të ngjashme