Bilanci botëror i koronavirusit (28 maj), rreth 6 milionë të infektuar

Më shumë se 355.000 njerëz kanë humbur deri më tani betejën me koronavirusin e ri (Covid-19) në të gjithë botën, ndërsa 2 milionë e 473 mijë janë shëruar nga sëmundja vdekjeprurëse që ka mbërthyer planetin.

1424808
Bilanci botëror i koronavirusit (28 maj), rreth 6 milionë të infektuar

Më shumë se 355.000 njerëz kanë humbur deri më tani betejën me koronavirusin e ri (Covid-19) në të gjithë botën, ndërsa 2 milionë e 473 mijë janë shëruar nga sëmundja vdekjeprurëse që ka mbërthyer planetin.

Egjipt: Me 19 të vdekur të rinj, numri i vdekjeve është rritur në 816 dhe numri i rasteve i ka tejkaluar 19.666, ndërsa 5.205 pacientë janë shëruar.

Jemen: Komisioni Kombëtar për të luftuar koronavirusin ka deklaruar se 4 persona të tjerë humbën jetën për shkak të Covid-19 dhe numri i vdekjeve ka shkuar në 53. Me koronavirus u diagnostikuan edhe 7 njerëz të tjerë dhe numri total i rasteve në vend është 256.

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA): Ministria e Shëndetësisë së Emirateve të Bashkuara Arabe ka deklaruar se numri i vdekjeve nga Covid-19 është 255. Në të gjithë vendin, numri i rasteve është rritur në 31.969 dhe 16.371 pacientë kanë të shëruar nga spitali.

Libi: Qendra Kombëtare e Kontrollit të Sëmundjeve ka deklaruar zyrtarisht se një person më shumë ka ndërruar jetë duke e çuar kështu numrin e vdekjeve në 4. Në vend ka 99 raste me Covid-19, përfshi edhe 20 të diagonistuarit gjatë ditës së fundit.

Marok: Ministria e Shëndetësisë e Marokut ka deklaruar që edhe 24 persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv në testin e Covid-19 dhe numri i rasteve në vend është rritur në 7.601. Kurse numri i pacientëve të shëruar është 4 mijë e 978.

Arabia Saudite: Me qëllim lehtësimin e masave të marra kundër Covid-19 dhe rikthimin në jetën normale administrata saudite ka shpallur “planin e normalizimit me dy faza” që do të zbatohet në Mekë duke filluar nga e diela.



Lajme të ngjashme