Pakistan – Kryeministri Imran Khan: Politikat e Indisë kërcënojnë paqen rajonale

Pakistani akuzoi të mërkurën Indinë, rivalen e tij të përjetshme, se po bëhet një “kërcënim” për paqen rajonale duke u përfshirë në disa mosmarrëveshje me shtetet fqinje të saj.

1424483
Pakistan – Kryeministri Imran Khan: Politikat e Indisë kërcënojnë paqen rajonale

“Qeveria e supremacistit hindu, Modi, me politikat e saj arrogante, ekspansioniste, të ngjashme me hapësirën e jetesës së nazistëve (Lebensraum), po bëhet një kërcënim për fqinjët e Indisë: Bangladeshi përmes Aktit të Shtetësisë, Nepali e Kina me mosmarrëveshjet kufitare dhe Pakistani i kërcënuar me operacionin e flamurit të rrem”, deklaroi Kryeministri pakistanez, Imran Khan, përmes një sërë postimesh në rrjetin social “Twitter”.

Akuzat e tij ndoqën një përshkallëzim të freskët të mosmarrëveshjeve të gjata territoriale të Nju-Delhit me Pekinin e Katmandunë, si dhe një Akt Shtetësie të diskutueshëm që ofron të drejtat e qytetarisë për të gjitha komunitetet që kanë emigruar në Indi nga Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani, me përjashtim të myslimanëve nga këto vende.

“E gjitha kjo vjen pas aneksimit të paligjshëm të IOJK-së (Xhamuja dhe Kashmiri i Pushtuar nga India), një krim lufte sipas Konventës 4. të Gjenevës, si dhe pretendimeve mbi AJK-në [Azad Xhamuja dhe Kashmiri]. Unë gjithmonë kam theksuar se qeveria fashiste e Modit nuk është një kërcënim vetëm për pakicat e Indisë duke i rrëzuar ato në statusin e qytetarëve të klasit të dytë, por edhe (një) kërcënim për paqen rajonale”, shtoi Khan.



Lajme të ngjashme